Më një aktivitet simbolik shënohet dita e Autizmit në Deçan

Me moton ,, Edhe këta janë si fëmijët tonë” Aleanca e të Rinjve në Deçan, përkrahur nga kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, kanë shënuar ditën e Autizmit më një aktivitet në qendër të qytetit të Deçanit. Këta fëmijë meritojnë përkrahje çdo ditë të vitit e jo vetëm më një ditë tha i pari i komunës Rasim Selmanaj, i cili ju bashkua këtij aktiviteti në qendër të qytetit të Deçanit.

Në Shkollën e Mesme të Ulët ,,Lidhja e Prizrenit’’ në Deçan ekziston një klasë më fëmijë më nevoja të veçanta, po ashtu në mesin e tyre ka edhe nxënës më Autizëm. Mësuesja Mihane Dautaj tha se gjatë tërë vitit ne jemi afër këtyre fëmijëve duke u munduar që sadopak t’ua lehtësojmë jetën më aktivitete të ndryshme.

Ky aktivitet mbanë një simbolikë ku këta fëmijë duhet trajtuar gjatë tërë vitit e jo vetëm një dit në vit!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …