Analistët: Lista Serbe u kthye në institucionet e Kosovës për shkak të asociacionit si dhe për mos ta humbur mandatin

Analistët: Lista Serbe u kthye në institucionet e Kosovës për shkak të asociacionit si dhe për mos të humbur mandatin

Krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe është motivi kryesor i kthimit të Listës Serbe në institucionet e Kosovës, kanë vlerësuar analistët politikë, Behxhet Shala dhe Ramush Tahiri në një intervistë për gazetën “Epoka e re”. Behxhet Shala ka deklaruar se me zgjedhjen e Vuçiqit president, Lista Serbe do ta ketë më të lehtë krijimin e një etniteti etnik dhe politik në Kosovë. “Tash Lista Serbe me Vuçiqin president e ka me të lehtë ta bëjë asociacionin e komunave me shumicë serbe. Por, në qoftë se nuk ka korrigjime shtesë dhe nuk ka ndërhyrje të Kosovës në marrjen e masave parandaluese, atëherë ky asociacion pa asnjë dyshim do të bëhet një etnitet politik dhe etnitet etnik i pavarur. Këmbëngulja që ka përcjell Listën Serbe në kërkesën për formimin e asociacionit tregon se kjo është diçka më tepër se një bashkësi e komunave me shumicë serbe, është shprehur Shala. Ndërsa politologu Ramush Tahiri ka thënë se Lista Serbe është rikthyer në institucione të Kosovës meqë nuk ka dashur ta rrezikojë mandatin e saj. “Ka munguar më shumë se pesë muaj, por nuk i ka kaluar gjashtë muaj për të hyrë në procedurat e humbjes së mandatit. Pra, Lista Serbe nuk ka dashur ta rrezikojë mandatin e vet, kjo është arsyeja e parë e kthimit të saj”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …