Pas lajmeve të publikuara lidhur me vdekjen të burgosurit Naser Makolli në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, dëshmitari kryesor i vdekjes së Astrit Deharit në nëntor të vitit 2016, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se i ndjeri Naser Makolli ka pasur probleme shëndetësore dhe ka qenë duke u trajtuar në Burgun e Lipjanit. Atij i është dhënë e gjithë ndihma mjekësore dhe trajtimi i nevojshëm paraprakisht edhe me rastin e keqësimit të gjendjes. Me rastin e vdekjes së tij, janë njoftuar autoritetet përkatëse të cilët po merren me procedurat për raste të tilla. Po ashtu, edhe SHKK dhe Ministria e Drejtësisë kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe opinioni publik do të njoftohet me kohë për të gjitha detajet e rastit”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …