Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në fjalimin e tij të radhës nga çadra e protestës ka përshëndetur qëndrimin e mbajtur nga Ilir Meta për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Një nga dy partnerët e koalicionit bëri dje një zgjedhje. Nëse kjo zgjedhje është e sinqertë, ajo mirësevjen tek Shqipëria dhe shqiptarët, të cilë mendojnë si Lulzim Basha. Ai ka paralajmëruar kryeministrin duke thënë se, “pengesa e vetme që vendos pushtetin mbi interesat publike ka orën e fundit për të reflektuar”. “Asnjë pazar nuk mund dhe nuk do të luhet me fatin e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, ka thënë Basha, por nuk ka folur për pazarin me Ilir Metën, i cili nuk është i pari, sepse Meta për përfitime të veta shkel majtas e djathtas, pa asnjë parim. Meta ashtu si Sali Berisha kanë vetëm një armik, Vettingun, që u rri të koka.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …