leoni

Pal Lekaj: Nuk mund të vëni kushte, Kadri Veseli do të jetë kryetar i Kuvendit, qeverinë e formon Ramush Haradinaj

Lekaj: Është koha për zgjedhje të parakohshme, pasi që koalicioni qeverisës PDK-LDK nuk po funksionon

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se koalicioni qeverisës PDK-LDK nuk po mund ta çojë përpara asnjë proces, prandaj është koha që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. “Përgjegjësia i mbetet pozitës e cila i ka 2/3 e votave. Ky koalicion s’po mundet t’i shtyjë përpara proceset. As demarkacionin e as ushtrinë. Prandaj është koha që të shkohet në zgjedhje”, ka theksuar Lekaj. Ai ka treguar se AAK-ja nuk do ta votoj demarkacionin dhe për këtë e kanë njoftuar edhe shtetit gjerman. “Ne e kemi thënë në Bundestag se vota jonë do të jetë kundër demarkacionit. Po ashtu, kemi kërkuar që asociacioni të bëhet konform Kushtetutës, por na është thënë se duhet të kryhen detyrat e shtëpisë. Ne ua kemi bërë të qartë miqve tanë se nuk jemi kundër demarkacionit, por jemi kundër kësaj marrëveshje për arsye se Kosova humb 8 mijë e 900 hektarë. Ne jemi kundër marrëveshjeve që e dëmtojnë Kosovën. Ne nuk guxojmë në asnjë mënyrë që Kosova të ndahet në dy entitete. Bundestagu na kanë thënë se duhet t’i kryejmë detyrat dhe ne ua kemi bërë të qartë se në asnjë mënyrë s’do të votojmë kundër interesave të vendit”, ka thënë Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …