Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, ka vlerësuar se Kosova ka bërë progres në rrugën e integrimit evropian por, sipas tij, ky proces është i gjatë dhe i ndërlikuar. Në një intervistë për “Epoka e re”, Murtezaj ka kërkuar nga Bashkimi Evropian ta trajtojë në mënyrë të barabartë Kosovën, sidomos në aspektin e vizave. Ai ka thënë se qytetarëve të Kosovës duhet t’u hiqen vizat pa marrë parasysh a votohet apo jo demarkacioni. Sipas zëvendësministrit, kjo është detyrë e që duhet ta bëjë vetë BE-ja. Ndërsa sa i përket procesit të njohjeve, ai ka thënë se janë duke lobuar të pesëshja evropiane, në vendet afrikane dhe në vendet e Amerikës Latine. Murtezaj ka thënë se në këtë drejtim mund të priten lëvizje pozitive. Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ai ka thënë se prioritet mbeten Interpoli, UNESCO dhe Këshilli i Evropës.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …