Gjykata e Apelit në Colmar të Francës, e cila pritet që të vendos më 6 prill fatin e ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, mbi ekstradimin ose jo në bazë të kërkesës së Serbisë, me shumë mundësi mund ta shtyjë sërish vendimin. Lajmi njoftohet nga mediet serbe, për të cilat ka folur zëdhënësja e gjykatës, Sandra di Rosa. Seanca e së enjtes do të adresojë përgjigjet e Ministrisë serbe të Drejtësisë për të gjitha pyetjet që ka gjykata franceze, shpjegoi Di Rosa. Ndërsa e pyetur se çfarë mund të pritet në përfundim të kësaj seance, ajo tha se dhoma hetuese e gjykatës me shumë mundësi do ta shtyjë vendimin deri në një seancë tjetër dëgjimore.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …