Drejtoresha e zyrës për regjistrimin e partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Miradije Mavriqi ka konfirmuar ndryshimin në përbërjen e Grupit Parlamentar të Listës Serbe. Shefin aktual të Grupit të Deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës dhe kryetarin e deritashëm të kësaj liste, Sllavko Simiq e zëvendëson Aleksandër Jabllanoviq. Ajo ka thënë se është bërë pranim-dorëzimi i detyrës në krye të Listës Serbe nga kryetari i deritashëm, Sllavko Simiq te Aleksandar Jabllanoviq, i cili një kohë ka qenë në krye të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, deri kur pas presionit të fuqishëm të opozitës atë u detyrua ta shkarkojë nga posti kryeministri, Isa Mustafa, pasi ai nuk kishte kërkuar falje, pas deklaratave që fyenin nënat e Gjakovës, të cilët i kishte quajtur “egërsira”. Ai u shkarkua nga ky funksion pas protestave kundër tij në tërë Kosovën. Tani serbi Jabllanoviq ulët në të njëjtën sallë me deputetët shqiptarë, pa u kërkuar falje nënave të Gjakovës por as shqiptarëve në përgjithësi. Ky akt tregon jo vetëm brishtësinë, por edhe vasalitetin konstant të qeveritarëve tanë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …