Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në ceremoninë e inagurimeve masive në ish-stadiumin Atatürk në qytetin Bursa të Turqisë, duke folur në lidhje me sulmet kimike në Siri tha: “O Asad vrasësi si do të shpëtosh nga mallkimet e këtyre? Bota, Kombet e Bashkuara, po qëndrojnë të heshtur përballë kësaj, si do ta jepni llogarinë e kësaj?”, raporton Anadolu Agency. “Bashkimi Evropian që ka një mesatare të moshës 43 vjeç, ka vështirësi që t’u gjejë punë të rinjve të saj. Tashmë Evropa nuk është më shpresë e punësimit. Ata që na kërcënojnë neve me ekonomi, me viza, me tregti fillimisht të kthehen e të shohin veten e tyre. Nuk janë në situatë të mirë. Kur ta bëjnë këtë do të shikojnë një kontinent që të ardhurat i pakësohen, borxhet i rriten dhe krahas këtyre të gjithave po ngushtohet tregtia, po i bien investimet. Papunësia në rritje dhe një kontinent që po plaket. Pikërisht atëherë do të kuptohet se kush ka nevojë njëri apo tjetri”, tha Erdoğan.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …