e fundit në Astrakhan në Rusinë jugore, u vranë dy policë, tre u plagosën, ndërsa një person u plagos në një shpërthim në shkollën në Rostov mbi Don. Në sulmet në qytetin e Astrakhan, në jug të Rusisë janë vrarë dy dhe janë plagosur tre anëtarë të Gardës Kombëtare ruse. “Në anëtarët e Gardës rusu u hap zjarr kur ata u përpoqën që të ndalojnë një makinë për t’i kontrolluar dokumentet. Sulmuesit u larguan nga vendngjarja”, tha një zëdhënës i policisë në Astrakhan për agjencinë e lajmeve TASS. Sot gjatë hetimit, njoftohet se policia në bashkëpunim me Gardën Kombëtare të Rusisë dhe Shërbimit Federal të Sigurimit rus kanë gjetur dhe eliminuar tre persona. Intensifikimi i sulmeve në Rusi, po ndodh në kohën kur alaviti prorus Bashar Assad ka vrarë me armë kimike më shumë se 70 civilë në Idlib të Sirisë, në mesin e tyre 30 fëmijë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …