Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar të enjten me anë të një postimi, deklaratën e ambasadores gjermane në Tiranë, Susanne Schütz, e cila është shprehur, se zgjedhjet në Shqipëri duhet të jenë të lira dhe të ndershme dhe në përputhje me kushtetutën si dhe të zhvillohen në kohën e duhur. “Këndvështrimi ynë është që zgjedhjet në Shqipëri duhet të jenë të lira dhe të ndershme dhe në përputhje me kushtetutën si dhe të zhvillohen në kohën e duhur. Dhe në këtë proces duhet të marrin pjesë partitë që dëshirojnë të jenë pjesë e procesit. Ne mendojmë se opozita duhet të kthehet në parlament që të japë kontributin e vet që të zbatohet Reforma në Drejtësi, për të cilën Gjermania ka dhënë një kontribut të qenësishëm”, ka shkruar Rama.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …