Ministria e mbrojtjes e Shqipërisë është pajtuar për ta hapur ishullin Sazan, që është bazë ushtarake, për turistët gjatë verës. Ministrja Kodheli, dje e ka nënshkruar një marrëveshje me ministren e ekonomisë, Milva Ekonomi, për lejimin e vizitave prej majit e deri në muajin tetor. Ky ishull, dikur i fortifikuar dhe i izoluar, ka bunkerë dhe tunelë të paraparë për t’i rezistuar sulmit eventual atomik. Ai vazhdon të mbetet misterioz për shumë shqiptarë, pasi në këtë ishull dikur kanë jetuar më se 3 mijë pjesëtarë të ushtrisë. Sot, ky ishull zyrtarisht mbetet bazë ushtarake, ku gjenden vetëm disa ushtarë. “Pa dyshim, ishulli Sazan është atraksion turistik për shkak të pozitës së tij”, tha ministrja e mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …