Marina e SHBA-ve në Mesdhe ka sulmuar aeroportin ushtarak sirian "Al-Shayrat”

Marina e SHBA-ve në Mesdhe ka sulmuar aeroportin ushtarak sirian “Al-Shayrat”

Pak ditë pas sulmit me armë kimike nga regjimi vrastar i Bashar Al Asadit në Siri kundër qytetarëve të tij ku u vranë dhjetëra civil në mesin  edhe 30 fëmijë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sulmuar aeroporti ushtarak sirian “Al-Shayrat”. Sulmi është realizuar nga Marina amerikane e Mesdheut nga e cila janë lëshuar 56 raketa “Tomahaëk”, në drejtim të aeroportit ushtarak dhe zonës ku u përdorën armët kimike. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp ka konfirmuar njoftimin se ai ka dhënë urdhër për sulm mbi aeroporti ushtarak sirian “Al-Shayrat”. I bëj thirrje të gjithë kombeve të civilizuara, të na bashkohen neve, për të kërkuar t’i japim fund kësaj masakre e gjakderdhjeje në Siri dhe për t’i dhënë fund terrorizmit të të gjitha llojeve”, u shpreh Trump, menjëherë pas nisjes së ofensivës ajrore, ka deklaruar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp. Sulmi mbi aeroporti ushtarak sirian “Al-Shayrat” është ndërmarr para pak orëve.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …