Burime ushtarake siriane kanë konfirmuar se kanë pësuar humbje në radhët e tyre nga sulmi ajror amerikan. Këto burime kanë thënë se nga sulmi ajror ka edhe të vdekur por ende nuk dihet bilanci i saktë. Ndërkohë, kundër sulmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar edhe televizioni kombëtar sirian. Ky televizion sulmit ajror të marinës amerikane e ka quajtur agresion kundër Sirisë. Njoftohet se pak kohë para nisjes së fushatës ajrore ndaj regjimit vrastar të Bashar Al Asadit dhe mbështetësve të tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njoftuar edhe Rusinë se nuk do të rrinë më duarkryq por se do të ndërmarrin fushatë ndëshkuese ndaj Bashar Al Asadit.
