Përderisa gati krejt shtetet e botës kanë reaguar kundër sulmit barbar me armë kimike të Regjimit të Assadit dhe të Rusisë kundër popullatës civile, në Siri ndërkohë që ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, Shteti i Kosovës nuk e përmend dot fjalën Siri, as ka reaguar ndonjëherë deri tani, sepse u ka shpallur luftë shqiptarëve që kanë pasur guxim ta luftojnë regjimin barbar e antinjerëzor të Bashar Assadit, në Siri. Kundër barbarisë së Asadit nuk ka reaguar as Qeveria në Beograd. Kjo njollë e zezë, nuk u ka hije krerëve të Kosovës, e cila ka vuajtur barbaritë e Milosheviqit. Arsyet pse krerët tanë nuk e përmendin dot fjalën Siri nuk janë sa duhet të njohura për opinionin, por dihet se asnjëherë deri tani Qeveria e Kosovës nuk i ka dënuar sulemt dhe barbaritë e Assadit dhe të Putinit kundër popullatës civile në Siri. Kosova dhe Shqipëria nuk kanë pranura asnjë refugjat nga Siria. Kjo nuk i bën nder kombit dhe për këto turpe fajin e ka Tirana dhe Prishtina zyrtare.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …