Kryetari Ilazi dhe Ministri Zharku përuruan fillimin e punimeve në asfaltimin e dy rrugëve të rëndësishme në Kaçanik

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, përuruan fillimin e punimeve në dy rrugë të Komunës së Kaçanikut në rrugën “Hamzë Jashari” si dhe në rrugën e lagjes “Luzha” në fshatin Begracë. Me këtë rast Kryetari Ilazi tha se asfaltimi i këtyre dy rrugëve do të jetë i një rëndësie të madhe për banorët e kësaj ane, të cilat do të ndërtohen sipas standardeve të larta të ndërtimit. Kryetari Ilazi falënderoi Ministrinë e Infrastrukturës për përkrahje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me Komunën e Kaçanikut, ndërsa falënderoi edhe banorët e këtyre lagjeve për mirëkuptimin e tyre. Ministri Zharku i përgëzoi qytetarët për këto projekte dhe ritheksoi edhe njëherë përkushtimin e Ministrisë së  Infrastrukturës që të zbatojë Memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Kaçanikut për realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore në qytetin e Kaçanikut dhe vendbanimet e kësaj komune. Sipas projektit, rruga “Hamzë Jashari” do të konsiderohet si njëra ndër rrugët më moderne në Kosovë, ku do të ketë të bashkangjitur edhe trotuarin për këmbësorë si dhe ndriçimin. Kjo rrugë do të ketë gjatësinë 2284.4 metra, gjerësi 5 metra, ndërsa kosto e këtij projekti kap vlerën prej 389,781.55 euro. Ndërkaq rruga në lagjen “Luzha” në fshatin Begracë të Kaçanikut do jetë e gjatë 8177.7 metra, e gjerë 5 metra dhe vlera e ndërtimit të saj kap shumën prej 346,464.26 eurosh. Të dy projektet do të financohen nga Ministria e Infrastrukturës me bashkëfinancim të Komunës së Kaçanikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …