Gjatë vizitës në Luksemburg, ministri i Financave, Avdullah Hoti është pritur në takim nga drejtorin gjeneral të Odës Ekonomike të Luksemburgut, Karlo Thelen. Temë qendrore në mes tyre ishte bashkëpunimi i deritashëm Kosovë-Luksemburg dhe rritja e këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Ministria e Financave njofton se të dyja palët theksuan se Kosova dhe Luksemburgu duhet që të forcojnë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik, duke ndikuar në rritjen e raporteve pozitive tregtare ndërmjet dy vendeve. Në takim është biseduar edhe për përgatitjet për Forumin e Investimeve Kosovë – Luksemburg.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …