Gjatë një interviste të dhënë për “New York Times”, ish kandidatja për presidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hilari Klinton, ka kërkuar shkatërrimin e aeroporteve të Bashar El Asadit. Asad ka aviacion dhe këta aeroplanë janë përgjegjës për vdekjen e civilëve. Kemi parë këtë viteve të kaluara, e kemi parë edhe para disa ditësh. Besoj se duhet të shkatërrojmë këto baza dhe të parandalojmë këto baza prej nga janë lansuar sulmet mbi popullin e pafajshëm sirian, ka theksuar Hilari Klinton. Ajo ka shtuar më tutje se është gabim i madh që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë nisur më herët një ofensivë të tillë në Siri.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …