Kryeministri i Shqiperisë Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë nga Shkodra tha se ngujimi në çadër është rezultat i një frike shumë të madhe nga drejtësia. “Kush ngujohet ka një arsye për të fshehur, kush ngujohet ka një faj për të larë, kush ngujohet ka një motiv shumë të fortë për të refuzuar të ballafaqohet me njerëzit. Dhe ngujimi në atë çadër është ngujimi që vjen prej një frike shumë të madhe, frika nga drejtësia. Ndërkohë që motivi ynë për të shkuar në zgjedhje me 18 qershor dhe për t’i kërkuar të gjithë të rejave dhe të rinjve t’i bashkohen rrugës tonë është çlirimi i drejtësisë për t’i dhënë një hov dhe më të madh ekonomisë dhe punësimit”, deklaroi kryeministri Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …