Lufta në mes amerikaneve dhe rusëve në Siri mund të eskalojë, paralajmëron në një intervistë për “Deutsche Welle” eksperti për Lindjen e Afërt, Mihael Liders. Ai vlerëson se SHBA-të tashmë po përgatitin sulm në çerdhen kryesore të Shtetit Islamik në Rakka dhe nuk është i sigurt nëse rusët do të qëndrojnë të përmbajtur.
