Sot rreth orës 16.00 janë shënuar disa dridhje të tokës në Shqipëri dhe në Kosovë. Një tërmet i fuqishëm prej 5.2 ballësh të shkallës Rihter thuhet se është ndjerë në Tiranë dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë. Tronditjet kanë zgjatur pak sekonda. Epiqendra e tërmetit, sipas njoftimeve të para ka qenë 32 km, larg Dibrës, në Kurbnesh. Po në të njëjtën kohë janë ndier dridhje të tokës në kryeqytetin e Kosovës. Ende nuk dihet fuqia e këtij tërmeti, megjithatë shumë qytetarë që banojnë në katet e larta të ndërtesave janë shqetësuar. Deri tani nuk janë raportuar dëme materiale.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …