Lista Serbe tregohet shpërfillëse ndaj çështjes së demarkacionit

Mali i Zi i gatshëm ta ndihmojë Kosovën për përmbylljen e çështjes së demarkacionit

Autoritetet e  Malit të Zi dëshirojnë që të bëhet sa më parë zgjidhja e demarkacionit me Kosovën duke theksuar se kjo çështje nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe në mes dy shteteve, madje Mali i Zi është i gatshëm ta mbështesë Kosovën që ky proces të përmbyllet. Kryetari malazezë, Filip Vujanoviq, ka thënë se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është në interes të qytetarëve të Kosovës, pasi nga kjo varet liberalizimi i vizave për ta. “Ne kemi mirëkuptim dhe po presim që Kosova të vendos për ratifikimin e demarkacionit. Ky është interesi i qytetarëve të Kosovës, pasi liberalizimi i vizave varet nga demarkacioni”, ka thënë Vujanoviq. Kurse kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka thënë se demarkacioni nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe. “Mali Zi është i gatshëm ta mbështes Kosovën në mënyrë që ky proces të përmbyllet”, ka thënë Markoviq. Në këtë kuadër ai vuri në dukje se shteti i tij është i gatshëm të bëjë disa lëshime për kushtet politike që i ka përcaktuar Bashkimi Evropian ndaj Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …