Burgu

Avokati i Popullit i shqetësuar për qasjen e të burgosurve në shërbimet shëndetësore në Qendrat Korrektuese

Avokati i Popullit në Kosovë ka ngritur shqetësime në lidhje me nivelin e ulët të shërbimeve shëndetësore në Qendrat Korrektuese në vend dhe me shkallën e lartë të ankesave nga vetë të burgosurve për këtë çështje. Shqipe Ibraj-Mala zëvendëse e Avokatit të Popullit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nga të burgosurit ankesat më të mëdha i marrin për qasje në shërbime shëndetësore. “Numri më i madh i ankesave që i pranojmë ka të bëjë me qasjen në shëndetësi dhe mos ofrimin e duhur shëndetësor. Tani vonë po shihet një përmirësim i ofrimit, megjithatë numri më i madh i ankesave që mbesin nga qendrat korrektuese, është qasja në shëndetësi. Ne ankesat i trajtojmë individualisht dhe ato referohen tek organet kompetente”, tha Ibraj-Mala. Ndërsa Milazim Gjocaj, drejtor i Departamentit të Shëndetësisë në burgje ka theksuar se ‘në burgje ekziston shërbimi 24 orësh’. Sipas tij, në qendra paraburgimi mjekët punojnë 5 ditë në javë, kurse në burgje 7 ditë nga 12 orë. “Sa i përket qasjes në shërbime shëndetësore, 24 orë kanë qasje dhe mund të drejtohen në rast nevoje. Të gjitha shërbimet që nuk mund të kryhen në kuadër të këtyre institucioneve, pacientët dërgohen në nivelin dytësor, por edhe tretësor, varësisht nga rasti. Ekzistojnë edhe dhoma të sigurta brenda spitaleve rajonale”, thotë Gjoci. Por një Qendër Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, që prej vitit 2007 i ka monitoruar të gjitha institucionet korrektuese në Kosovë, duke bërë vlerësimin e të drejtave të njeriut, thotë se qasja në këto institucione po vështirësohet. Alban Muriqi, menaxher i projektit për të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese të Kosovës nga kjo Qendër, thotë se ankesat për qasje në shërbime shëndetësore janë shtuar kohët e fundit dhe ka shtuar se Ministria e Shëndetësisë i ka ndërprerë Qendrës mundësinë e vizitave. “Ne kemi kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë, por kohët e fundit kemi pasur vështirësi në qasje dhe na është ndaluar qajsa në shërbimin shëndetësor të burgjeve. Kjo është një praktikë e pa shembullt, pasi ne kemi të drejtë të hyjmë dhe të inspektojmë çdo hapësirë. Ka një muaj nuk kemi qasje në ambulanta në aspektin shëndetësor. Shpresoj se do të tejkalohet”, thotë Muriqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …