Njëmbëdhjetë vjet nga ratifikimi në Kuvend i Kushtetutës së Kosovës, aktit më të lartë juridik të shtetit

Nëntë vite nga kur Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Kushtetutën e Republikës

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar më 9 prill të vitit 2008, bazamentin e ka në Dokumentin e Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008. Ajo e definon Kosovën si një shtet demokratik dhe laik, me shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera. Përfaqësuesit e institucioneve të shtetit ditë më parë në një ceremoni të shënimit të përvjetorit të nëntë Kushtetutës së Kosovës, e kanë vlerësuar si njërën nga ditët më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës. “Para nëntë vjetësh, ne, populli i Kosovës, miratuam Kushtetutën ku vendosëm për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet. Aty shprehëm përkushtimin për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do t’i garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit”, është shprehur kryetari Thaçi. Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli ka deklaruar se koncepti dhe emri kushtetutë është i lidhur ngushtë me përpjekjet e gjata të popullit për liri, pavarësi dhe shtet. “Kushtetuta e Republikës së Kosovës është identiteti i shtetit tonë të pavarur dhe sovran. Është dokument themelor i vizionit tonë euroatlantik. Kushtetuta jonë ngërthen në vete parime prej të cilave asnjëherë nuk do të hiqet dorë, siç janë: sovraniteti i popullit, sovraniteti i ligjit dhe sovraniteti i individit”, ka deklaruar ai. Kurse kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se “Kushtetuta e Kosovës është kurorë juridike dhe politike e shtetit tonë. Ajo është fitore historike dhe juridike e cila e justifikon në aspektin demokratik dhe liridashës vullnetin e qytetarëve tanë për shtet të pavarur për demokraci dhe liri”, ka thënë kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …