leoni

Lekaj

Lekaj: Beteja e Koshares, sikur lufta e dikurshme e 300 spartanëve

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, e ka krahasuar betejën e Koshares të UÇK-së me atë të 300 spartanëve. “Beteja e Koshares – sikur lufta e ‘300 spartanëve’. Beteja e Koshares, thyerja e kufirit (të padrejtë) ndërmjet dy vendeve shqiptare ishte mesazh se Serbia nuk ka qëndrueshmëri më tutje në Kosovë. Djemtë e vajzat e UÇK-së që u angazhuan në këtë betejë janë ‘spartanët’ që e goditën përfundimisht makinerinë gjenocidiale të Serbisë dhe ia ndalën turrin vrastar asaj makinerie. Sot e çdoherë duhet t’i kujtojmë me pietet të lartë dëshmorët e kësaj beteje dhe të gjithë ata që ranë në luftën çlirimtarë të UÇK-së. Lavdi!”, ka shkruar Lekaj në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …