Në dy tubime përkujtimore të ndara gjatë të dielës, në “Lagje të Re” dhe “Rakoc” të Kaçanikut janë përkujtuar në 18-vjetorin e rënies 28 dëshmorë të kombit dhe 32 martirë, të rënë më 9 prill të vitit 1999. Në vendin e rënies së 19 dëshmorëve dhe 24 martirëve, në Rakoc dhe Lagje të Re, kryetari i Komunës, Besim ILazi në fjalën e tij ka thënë se edhe sivjet na bashkoi përvjetori i rënies heroike të dëshmorëve të kombit e martirëve. ”Të rënët e bënë historinë, ndërsa neve na dhanë mundësinë që të shkruajmë atë. Ne mund të kemi keqkuptime e mospajtime të ndryshme, por busullë për orientimin tonë drejt rrugës më të mirë janë përmendoret dhe lapidarët e të rënëve të vendit tonë” tha mes tjerash kryetari Ilazi. Në tubimin në Lagje të Re, në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës foli Shefket Troni, i cili çmoi lartë kontributin e të rënëve për lirinë e vendit, ndërsa tha se ne duhet punuar që amanetin e tyre a qojmë në vendin që ata e ëndërruan.”Sot, për të gjithë ne është një ditë shumë e veçantë, e cila sjellë në kujtesën tonë të përbashkët Betejën heroike të Kaçanikut, të cilën brigada 162 “Agim Bajrami’, e shkroi me gjakun e trimave të saj. “18 vite më parë, më 9 prill të vitit 99’, qindra të rinj e të reja, luftëtarë të paepur të vendit tonë luftuan me guximin dhe vendosmërinë e ushqyer nga ideali i tyre i pastër për një Kosovë të lirë, e cila u bë edhe realitet”, ka theksuar Troni.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …