Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, me anë të një postimi e ka vlerësuar javën që e lëmë pas si shumë të suksesshme për vendin. Ndër sukseset e arritura gjatë asaj jave ai vlerëson fitoren e 4 medaljeve nga xhudistët kosovare Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha dhe Loriana Kuka, si dhe vlerësimin e Bankës Botërore për zhvillimin ekonomik të vendit. “Po e përmbyllim një javë me mjaft suksese. Xhudistët tona Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha dhe Loriana Kuka i sollën vendit 4 Medalje në Xhudo (2 të Arta dhe 2 të Bronzta). Morëm vlerësime maksimale për zhvillimin ekonomik nga Banka Botërore dhe u konfirmua progresi jonë në luftën kundër korrupsionit dhe pavarësinë e gjyqësorit nga Freedom House. Nderuam edhe Betejën e lavdishme të Koshares dhe heronjtë tanë, që së bashku me NATO-n, na e bënë të mundur këtë ditë. Kosova po ecën fuqishëm përpara dhe ky progres nuk duhet t’i pengojë askujt, së paku jo atyre që e duan këtë vend më shumë se pozitat e tyre”, ka theksuar Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …