Nënkryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot nga Tetova iu ka drejtuar kryeministrit të Maqedonisë, në detyrë, Nikolla Gruevski, duke i kërkuar të mos të luajë me zjarr se do të digjet vet në të. Ky mesazh i Teuta Arifit u dha pas kërcënimeve të Gruevskit i cili tha se Ballkanit i duhet vetëm një shkëndijë që të eksplodojë. Arifi tha se çdo kush duhet të jetë i përgjegjshëm ndaj deklaratave të veta, çdo kush mund të tregohet i fuqishëm para mikrofonit, por trimëria nuk është kjo, demokracia nuk është kjo, shumica kanë 67 deputetë në Kuvend dhe kjo duhet të respektohet, sepse ashtu thonë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë dhe ky është proces i mbyllur për BDI-në, Saktësoi Teuta Arifi.
