Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se reforma në drejtësi është thelbi i zhvillimit europian të vendit. “Shqipëri evropiane pa drejtësi evropiane nuk mund të ketë. Edhe Shqipëri evropiane me kërcënime për dhunë nuk mund të ketë”, ka thënë Rama. Më tej kreu i PS ka përsëritur qëndrimin sa i takon kërkesës së PD për një qeveri teknike. “Unë e konsideroj qeverinë përgjegjësi dhe jo privilegje që i ke dhe nga të cilat heq dorë”, ka theksuar Rama.
