Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka takuar banorët e Runikut me të cilët ka bashkëbiseduar për heqjen e deponive ilegale dhe mbrojtjen e ambientit.
Banorët pjesëmarrës në takim janë shprehur të kënaqur me aksionin e Komunës së Skenderajt dhe Kompanisë “Uniteti” për heqjen e deponive ilegale.
Ndërsa Nënkryetari Nura i ka përgëzuar banorët e Runikut për angazhimin e tyre për të paguar shërbimin e heqjes së mbeturinave, si dhe për ruajtjen e hapësirave publike nga grumbullimin i mbeturinave.
Nënkryetari Nura më këtë rast tha: “Mbrojtja e ambientit është obligim i të gjithëve, i institucioneve kompetente dhe qytetarëve. Bashkëpunimi në këtë aspekt është i rëndësishëm dhe thelbësor”.