leoni

AAK

AAK-ja: Deklarata e deputetit Daut Haradinajt është nxjerrë nga konteksti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj akuzave të shumta që kanë ardhur në drejtim të deputeti të kësaj partie, respektivisht, pas deklaratës deputetit të kësaj partie Daut Haradinaj. “Deklarata e deputetit Daut Haradinaj është nxjerrë nga konteksti dhe nuk ka qenë thirrje për spastrim etnik, siç e kanë paraqitur disa media, por ngritje e alarmit për provokimet e Serbisë ndaj Kosovës, edhe përmes rastit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilat do të mund të kishin pasoja të rënda për të gjithë! Edhe nëse në dekla­ratën e deputetit Ha­radinaj, ka pasur to­ne emocionale, ato duhet parë si të tilla. Për të gjithë ata që nuk e dinë, ju kujtojmë së Ramush Haradinaj e ka mbrojtur popullatën civile e fëmijët në Kosovë. Ramush Haradinaj i ka mbrojtur kishat serbe në Kosovë. E ka mbrojtur popullatën se­rbe dhe në kohë paqe, ka krijuar programe për integrimin e serbëve në institucio­net e Kosovës. I pari ka dal hapur kundër ekstremizmit fetar. Dhe pikërisht tani, disa njerëz e disa qarqe, brenda dhe jashtë Kosovës, po duan që duke e izoluar Ramush Haradinajn ta provokojnë një situate tjetër të rrez­ikshme në Kosovë! AAK dhe deputetët e saj, pa përjashtim, janë të përcaktuar për shtet ligjorë e të drejtë, ku të gjit­hë qytetarët, pavarë­sisht përkatësisë et­nike, të kenë të dre­jta të barabarta. Por në asnjë rrethanë dhe asnjëherë, nuk do te pajtohemi me provokimet që po na i bënë Serbia, edhe përmes rastit të Ramush Haradinajt. Sot është koha e fundit që t’u thuhet st­op këtyre provokimeve, për çka ne llogar­isim seriozisht edhe në ndihmën e partnerëve tanë. Boshti i problemit nuk janë deklaratat e politikanëve në Kos­ovë, por veprimet konkrete të Serbisë, brenda dhe jashtë territorit të Kosovës” thuhet në njoftimin e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Nuredin Ibishi: Serbia vazhdon të përbëjë kërcënim permanent për Kosovën dhe Ballkanin

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur …