Në Kolegjin AAB është mbajtur një simpozium i pari i këtij lloj në Kosovë për Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit me temën “Qasja bio-psiko-sociale ndaj problemeve të shëndetit mendor”, ku theks të veçantë iu dha çrregullimeve depresive. Me ç’rast ishin mysafirë të ndryshëm si nga zyrtaret shtetëror por edhe nga Shqipëria. Rreth 100 autorë të ndryshëm i prezantuan hulumtimet e tyre shkencore në lidhje më këtë tematikë. Ndër hulumtimet më të mira i përzgjedhur nga komisioni përkatës i këtij simpoziumi ishte hulumtimi shkencor me temën “Depresioni në mesin e adoleshentëve” i realizuar nga Albina Gashi, Mësimdhënëse e Psikologjisë dhe Islam Borinca, Asistent dhe Doktorant në Universitetin e Gjenevës. Gashi dhe Borinca ndër të tjera, theksuan se “Suksesi i ulët në shkollë ka interaksion në shfaqjen e simptomave depresive dhe ky lloj interaksioni është gjetur të jetë prezent tek femrat si nga zonat urbane ashtu dhe rurale po ashtu edhe tek meshkujt, jo tek ata që jetojnë në zona rurale”. Borinca shtoi se Kosova duhet të këtë më shumë simpoziume të nivelit të tillë dhe u shpreh entuziast për një bashkëpunim në mes të Kolegjit AAB dhe Universitetit të Gjenevës. Ndërsa Gashi theksoi se “është gjithmonë kënaqësi kur iu jepet mundësi hulumtuesve të rinj dhe kur kontributi i tyre pasuron zhvillimet shkencore dhe i kontribuon pozitivisht shoqërisë”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …