Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se në Kosovë nuk po respektohen të drejtat e njeriut dhe se rasti i fundit është i ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit, i cili këto ditë për shkak të gjendjes së rënd shëndetësore, nuk i është lejuar të merr tretman shëndetësor. Ajo tha kështu pasi që ministrja e drejtësisë, Dhurata Hoxhaj, gjatë raportimit në komisionin ka deklaruar se Qeveria e Kosovës e ka prioritet mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. “Në Kosovë nuk po respektohen të drejtat e njeriut, ne kemi pas shumë ankesa, në këtë rast kemi pas ankesa nga të burgosurit të cilët nuk po trajtohen ashtu siç e meritojnë të trajtohen sepse në fund të fundit edhe ata janë njerëz dhe meritojnë të trajtohen. Rasti i fundit është i ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, i cili këto ditë për shkak të gjendjes së rënd shëndetësore, nuk po lejohet të merr tretman shëndetësor”, ka theksuar Kadrijaj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …