Drejtori i Arsimit dhe Kulturës në Kaçanik vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit

Drejtori për Arsim dhe Kulturë në Komunën e Kaçanikut Enver Kamishi, me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka bërë një vizitë studimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj vizite drejtori është takuar me përfaqësues institucionesh arsimore dhe shkëmbeu përvoja të ndryshme. Drejtori u takua me drejtoreshën e Arsimit të Atlantës. Takimi u mbajt në kabinetin e drejtoreshës Melanie Velez, ndërsa temë e diskutimi ishte mënyra e funksionimit të sistemit arsimor në këtë shtet si dhe bashkëpunimi me komunitetin, biznesin, policinë dhe prindërit.

Po ashtu gjatë kësaj vizite drejtori Kamishi u takua edhe me përfaqësuesin e State Departamentit Michael C. Duffin, ndërsa vizitoi edhe disa institucione arsimore ndërkombëtare, Institutin për Studime Globale, Departamentin Amerikan të Arsimit etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …