Zahir Tanini i UNMIK-ut provon të shtrijë kompetencat e skaduara në Kosovë

Zahir Tanini i UNMIK-ut provon të shtrijë kompetencat e skaduara në Kosovë

Shefi i tërë asaj çka ka mbetur nga UNMIK-u, në Kosovë,  Zahir Tanin, ka raportuar sot para Komisionit për Punë të Jashtme, praktikë kjo që kishte pushuar disa vite pas shpalljes  së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të  vitit 2008, kur UNMIK-u kishte reduktuar veprimtarinë vetëm në pjesën veriore të vendit tonë.  Pas takimit, Tanin tha se UNMIK-u do të jetë në Kosovë për aq kohë sa të caktojë  KS i OKB-së. “Puna dhe misioni i kësaj organizate është  me vendim të Këshillit të Sigurimit dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu. Ne jemi këtu të ju ndihmojmë juve për aq kohë sa Këshilli i Sigurimit do që ne të jemi këtu”, ka thënë Zahir Tanin.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …