Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Britani të Madhe, ku do marrë pjesë në ceremoninë ushtarake “Parada e Sovranit”, me ç’rast do të pritet me nderime të larta ushtarake. Zyra për Informim e kryetarit të Kosovës, bërë të ditur se Thaçi do të merr pjesë në njërën nga ceremonitë dhe paradat më të madha ushtarake që organizohet në Britani të Madhe. Në këtë ceremoni pritet të diplomojnë edhe dy oficerë kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, e cila është një prej akademive më prestigjioze ushtarake në botë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …