Jakup Krasniqi

Krasniqi: Ata që po i frikësohen dështimit të mocionit, të frikësohen nga dështimi i shtetit

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në lidhje me iniciativën e Nismës për Kosovë për mocion ndaj Qeverisë, ka shkruar se “atyre që po i frikësohen dështimit të Mocionit, po u them: Frikësohuni nga dështimi i shtetit”. Arsyet për Mocionin e mosbesimit të Qeverisë Mustafa janë: 1. Marrëveshjet e DËMSHME të Brukselit me Serbinë, e sidomos Bashkësia e Komunave Serbe, e cila në 23 nene e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës, ky ishte konstatimi i Gjykatës Kushtetuese; 2. Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, ku Kosova ka humbur territor mbi 8200 hektar të tokës; 3. Mosfunksionimi i Kuvendit dhe i Qeverisë se Kosovës; 4. Braktisja e punës se institucioneve nga krerët e institucioneve të shtetit që njëkohësisht janë edhe krerë të koalicionit qeverisës; 5. Mos komunikimi i institucioneve më të larta të shtetit; 6. Mos harmonizimi i institucioneve si në rastin e Ligjit për ushtrinë; 7. Ngecja në liberalizimit të vizave; 8. Kapja e Sistemit të Drejtësisë; 9. Pa aftësia për tu luftuar krimi e korrupsioni; 10. Mos zhvillimi ekonomik; 11. Ikja e qytetarëve nga Kosova; 12. Ngecjet e mëdha në Arsim; 13. Gjendja e rëndë në Shëndetësi; 14. Shkalla e lartë e varfërisë dhe 15. Papunësia e madhe sidomos për të rinjtë të cilët po ikin nga Atdheu etj. Asnjëra nga këto arsyeje nuk janë të ndonjë interesi të ngushtë partiak, janë kryekreje të interesit nacional, janë interesa të shtetit tonë! Prandaj frikësohuni nga dështimi i shtetit!

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …