leoni

Vjosa Osmani, premton qeverisje të mirë, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, punësim, arsim cilësor

Vjosa Osmanit nuk u lejua të flasë në Këshillin e përgjithshëm të LDK-së

Vjosa Osmanit deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, nuk i është dhënë fjala në mërkurën gjatë mbledhjes se Këshillit të përgjithshëm të kësaj partie, me ç’rast është diskutuar për zgjedhjet lokale dhe demarkacionin. Ajo pas mbledhjes së Këshillit, pohoi se nuk i është dhënë fjala, po ashtu tha sa i përket demarkacionit, kishte diskutime pro dhe kundër. Gjithashtu tregoi se edhe pse kishte një numër të anëtarëve të LDK-së që e kërkuan fjalën, nuk  iu dha fjala, sepse diskutimet u ndërprenë në gjysmë nga anëtarët e Këshillit të përgjithshëm. “Megjithatë çështja se si do të duhej të procedohej me demarkacionin, nuk është çështje e Këshillit të përgjithshëm, por e Kuvendit të Kosovës. Dhe ajo që duhet ta ketë parasysh secili anëtarë i Këshillit të përgjithshëm, sepse aty ka shumë pak deputetë, në fakt, është që deputetët e Kuvendit do të duhej dhe unë besoj që do votojnë vetëm në përputhje me vullnetin e tyre të lirë dhe nuk do duhet të përdorej asnjë gjuhë, as kërcënuese as shantazhuese ndaj askujt. Deputetët kanë dhënë një betim, që të mbrojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit dhe po ashtu interesat e qytetarëve dhe unë besoj se secili ka pas detyrë dhe deri tani ka pas edhe kohë, sepse kanë kaluar gati dy vite që nga nënshkrimi i asaj marrëveshje, që t’i analizojnë të gjitha argumentet për dhe kundër, dhe të marrin një vendim në përputhje me mandatin e tyre të lire”, ka thënë Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …