Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është shumë i rëndësishëm. Pas një konflikti të armatosur duhet kohë, por duhet raport miqësor mes vete, prandaj ju them të evitoni provokimet ju dhe Serbia si dhe të lehtësoni bashkëjetesën. Është kusht për këto shtete që të anëtarësohen në BE, por ne e përcjellim këtë proces”, ka thënë ministri gjerman pas takimit me kryeministrin Mustafa. Kosova, sipas tij, ka të drejtë të ketë ushtri sovrane si krejt shtetet tjera, por në harmoni me të gjithë. Mesazhi edhe i kryeministrit Mustafa ishte i qartë: Ushtria do të bëhet në pajtim me të gjithë, përfshirë edhe Listën serbe. Këtu duhet të ndihmojnë shtetet fqinje dhe BE-ja. Serbët, në bashkëveprim me Beogradin edhe mund ta japin pëlqimin por do ta kushtëzojnë me krijimin e Asociacionit dhe me kusht që ministri i Mbrojtës, apo zëvendës-komandanti u FAK-ut të jetë serb, i cili do ta ketë në radhë të parë pëlqimin e Beogradit zyrtar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …