leoni

McCain

McCain: Ushtria e Kosovës të bëhet me ndryshime kushtetuese

Senatori amerikan John McCain dha porosi të qarta për shtetin tonë se ushtria e Kosovës duhet t bëhet me ndryshime kushtetuese. Në një adresim drejtuar qytetarëve të Kosovës në seancën solemne tha se transformimi i FSK-së duhet të jetë gradual dhe të ketë qasje për të ardhmen e saj. Gjithashtu ai ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, sipas të cilit paqja dhe prosperiteti i shtetit më të ri në Evropë varet nga suksesi në këto bisedime. “Porosia ime për ju është:  Avancimi i dialogut të lehtësuar nga BE është në interesin e serbëve dhe e kosovarëve. Është jetik për një të ardhme të përbashkët në BE për të dyja shtetet”, është shprehur MsCain. Po ashtu tha se dy popujt duhet të mendojnë për pajtim mes vete. Ai me këtë rast përmendi edhe luftën mes SHBA-ve dhe Vietnamit, të cilat tash kanë një bashkëpunim të shkëlqyer. “Pajtimi është proces jo i lehtë, por në fund e kuptuam se edhe pse nuk duhet të harrojmë të kaluarën duhet të mendojmë për të ndërtuar të ardhmen.  E vetmja shpresë është ndërtimi i jetës dhe aftësia e jashtëzakonshme e njeriut për t’u pajtuar dhe shëruar”, theksoi McCain. Ai tha me këtë rast se Kosova duhet t’i tregojë botës se pajtimi është i mundshëm dhe nëse e bëni këtë shteti i Kosovës asnjëherë nuk do të jetë i vetmuar. “Ju nuk do të ecni vetëm, Amerika dhe unë do të jemi me  juve”, tha senatori amerikan.  McCain po qëndron në Kosovë pasi që kishte vizituar shtetet e rajonit. Nesër senatori amerikan do të dekorohet me medaljen “Urdhri i Lirisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …