Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Në heshtje

erdhi ngadalë e në heshtje

tokën e shkelte lehtë më këmbë

nga ndrojtja

se mos i shkaktonte dhimbje

tokës mëmë

 

ai punoi në heshtje

nga shpirti i tij i butë

për njerëzit dha diçka

butësi njerëzore që të dhunuan

të shanë ca

ca të admiruan

me rrjeta merimangash rrethuar

ecjen për t’ia ndalë

ai prapë nuk foli

asgjë nuk kërkoi

me dorën e lehtë

ballin flakë fërkoi

eh po

loti i zemrës e tradhtoi

 

ai prapë punoi në heshtje

dhe lotin e akullt mbi faqe nuk ia panë

në heshtje thoshte

ani

për vete e kanë

 

erdhi në heshtje

në heshtje iku

me një bisht cigareje varur në buzë

me një copë buke misërniku

lotin e akullt mbi faqe e mori me vete

ai iku në heshtje

ai në heshtje thoshte

ani

e kanë për vete

 

ai krejt natyrshëm

një ditë do të ikë nga kjo botë

si të gjithë të tjerët

të varri mos i shkoni

se do ta vrisni me praninë tuaj

do ta lëndoni

 

Prill, 2017

 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …