Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Shqipëri, që të bëjnë kujdes gjatë festës së Pashkëve. Në komunikatën e ambasadës së SHBA-së, thuhet se terroristët në rajon, kanë kërkuar edhe më herët që të sulmojnë kisha apo vende festash, ndaj qytetarët amerikanë duhet të rishikojnë planet personale të sigurisë. “Mbani nivel të lartë vigjilence dhe ndërmerrni hapat e duhura për të rritur sigurinë tuaj, gjatë festës së Pashkëve”, thuhet në apelin e ambasadës amerikane, për qytetarët e saj.Kjo thirrje vjen dy ditë para festës së Pashkëve dhe ambasada paralajmëron qytetarët e saj, për sulme të mundëshme terroriste.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …