Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Veseli: Demarkacioni këtë muaj, ndërsa ushtria këtë vit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas vizitës së senatorit amerikan, John McCain, ka thënë se SHBA-ja mbetet aleati më i veçantë i Kosovës në rrugëtimet verio-atlaneike. Veseli ka thënë se McCain pati një qëndrim të qartë për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës. “Nuk ka shtet sovran pa ushtri dhe kjo duhet të ndodhë. Ardhja e një senatori që ishte një ish-kandidat presidencial në SHBA dhe një njeri i rëndësishëm në politikë bërjen amerikane, tregon se kemi afër një partner të fuqishëm dhe se si popull jemi të bekuar”, ka theksuar ai. Veseli shtoi se këtë muaj ligji për Demarkacionin do të jetë para deputetëve në Kuvend. “Kosova nuk duhet të humbë kohë sa i përket demarkacionit dhe t’i përmbyll raportet me fqinjët. Liberalizimi i vizave është një kusht që nuk kalon pa kaluar demarkacioni. Përndryshe është një çmim që po e paguajnë qytetarët tanë”, ka thënë kryekuvendari.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …