Manifestimi tradicional kulturor ”Lulëkuqet e Prillit“, kushtuar përvjetorit të Betejës së Marecit në Dardanë (ish Kamenicë) fillon me datën 18 prill. Duke filluar nga ora 11:00 në këtë ditë do të bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve të UÇK-së. Ndërsa akademia përkujtimore kushtuar Betejës së Marecit do të mbahet në orën 14:00 në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” . Në këtë akademi do të jenë pranishëm familjarët e dëshmorëve, bashkëluftëtaret e tyre, përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta, si dhe zyrtarë të komunës.
