Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se pret që të këtë vendimmarrje si në Kuvend ashtu edhe Qeveri, përndryshe është i pakuptimtë vazhdimit koalicionit. Ai u deklarua kështu pas mbledhjes së Kryesisë, ku gjithashtu tha se opozita nuk mundet të na rrëzojë, porse pret procedim e disa çështjeve të rëndësishme. “Unë pres shumë shpejtë që të kemi vendimmarrje të mëdha në Kuvendin e Kosovës. Nuk duhet të humbim kohë duhet të këtë vendimmarrje në këtë vend, pres shpejt që të kemi vendimmarrje shpejt në Kuvend dhe Qeveri, përndryshe hup kuptimi e një vazhdimësie politike dhe koalicionit” theksoi Veseli. Kryekuvendari u ndal edhe të siguria në Kosovë, pas mobilizimit për sulme terroriste, duke ftuar qytetarët që të jenë sa më vigjilentë. Kosova sipas tij, nuk guxon të ndalet por duhet të ecë përpara në zhvillimin ekonomik dhe integrimet euro-atlantike.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …