Shërbimet shëndetësore kualitative prioritet i Komunës së Skenderajt

Ngritja e nivelit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Skenderajt vazhdon të jetë prioritet i Komunës së Skenderajt, në këtë kuadër ndërtimi i objektit të ri të QKMF-së në Skenderaj ka përmirësuar shumë kushtet e punës së stafi mjekësor dhe standardin e trajtimit të pacientëve pasi objekti i ri përveç hapësirave të shumta, ofron edhe mundësi për punë profesionale të stafit. Ndërkohë në hapësirat e jashtme të oborrit të QKMF-së është duke u punuar intesivisht në përfundimin e ndërtimit të parkingjeve dhe pjesëve gjelbëruese dekorative dhe për pushim të pacientëve. Punët në këtë drejtim janë duke shkuar dhe pritet të përfundojnë shumë shpejt. Më qëllim të inspektimit të punimeve, QKMF-në e ka vizituar nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu. Nënkryetari Nura më këtë rast u shpreh shumë i kënaqur me përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Skenderajt që janë realizuar me ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së. “Vërtetë është kënaqësi që qytetit të Skenderajt i është shtuar një objekt i bukur për nevojat e qytetarëve dhe i cili do të ofrojë kushte të mira të punës shtafit mjekësor”, tha z.Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …