Në përvjetorin e rënies përkujtohen 6 dëshmorë dhe 13 martirë

Në Sllatinë të komunës së Kaçanikut janë përkujtuar 6 dhe 13 martirët në 18 vjetorin e rënies. Në manifestimin e organizuar për nder të veprës së të rënëve, Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi tha se jemi bërë bashkë për të nderuar dëshmorët dhe martirët të cilët në këto ditë të veçanta na bëjnë të ndihemi krenar duke kujtuar veprën e tyre sublime. “Dëshmorët ishin ideatorët, projektuesit dhe vizionarët e së ardhmes sonë të ndritur. Liria kishte sakrificën e saj, ndërsa dëshmorët ishin ata që u përballën me një armik të pabarabartë në luftë, por që në fund ky përkushtim i tyre u kurorëzua me lirinë e shumëpritur” tha Kryetari Ilaiz duke shtuar se sot kujtojmë historinë sa të dhimbshme, por edhe të lavdishme të atdheut tonë. Ndërkohë në emër të Këshillit Organizues foli Kemajl Murseli. Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së fjalë rasti mbajti Shefket Troni dhe në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit i përshëndeti Kosovar Xhokli. Është shfaqur edhe një program kulturor e artistik nga nxënësit e SHFMU “ALI Asllani” dhe artistë të tjerë, ndërsa më pas janë bërë homazhe te varrezave e dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …