leoni

Është mbajte mbledhje e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale në Deçan

Komuna e Deçanit për të saten herë me radhë ka mbajte mbledhje të jashtëzakonshme si kundërshtim me trajtimin e pronave të ndërmarrjeve,, APIKO ‘’dhe ,,ILIRIA’’. Për fat të keq edhe të premten ishte i nevojshëm reagimi institucioneve të komunës së Deçanit ndaj vendimit të Agjensionit Kosovar të Privatizimit AKP-së, lidhur më publikimin e likuidimit të aseteve të këtyre dy ndërmarrjeve që nuk konsiston me interesat e komunës dhe të qytetarëve të saj, e as të punëtoreve të ndërmarrjeve. Te gjitha këto veprime të sërvuara qëllimshëm nga institucionet të cilat janë marre më ketë qeshtje kanë bërë që komuna e Deçanit të reagoi në vazhdimësi sepse konsiderojnë se është ngulfatur zhvillimi ekonomik , zhvillimi i turizmit , dhe është vrarë pa të drejtë perspektiva zhvillimore e qytetarëve të komunës së Deçanit. Kuvendi i Komunë së Deçanit ka nxjerrë një Rezolutë (Kundërshtuese) e cila është votuar unanimisht nga asamblesitët. Rezoluta është hartuar nga komisioni komunal në përbërje të ekzekutivit dhe gjitha grupeve parlamentare që përbejnë asamblenë komunale në Deçan. Kjo Rezolutë (Kundërshtuese), i është drejtuar Agjensionit Kosovar të Privatizimit(AKP-së ) dhe njëkohësisht në këtë mbledhje është nxjerr një vendim ku ritheksohet edhe një herë interesi i veçante i komunë së Deçanit në raport me dy ndërmarrjet,, APIKO’’ dhe,, ILIRIA’’.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …