leoni

ASK: Papunësia në fund të vitit 2016 në vendin tonë ishte 28.7%

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se papunësia në fund të vitit 2016 në vendin tonë ishte 28.7%. Deri te ky konstatim është arritur në bazë të anketës së fuqisë punëtore për tremujorin e katërt të vitit 2016. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se anketa ka pasur shtrirje në 584 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar 3 mijë e 465 ekonomi familjare, të përzgjedhura sipas metodës së rastit nga korniza e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2011. Papunësia më e theksuar është te femrat me 34.3%, krahasuar me meshkujt me 26.9%. Shkalla me e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 52.2%.  Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me rreth 52 % të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë, prodhimit dhe tregtisë me 44%.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …