Në Tiranë ka përfunduar takimi në mes të liderëve të partive të koalicionit qeveritar

Në Tiranë ka përfunduar takimi në mes të liderëve të partive të koalicionit qeveritar

Në Tiranë ka përfunduar takimi në mes të liderit të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe liderit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Pas takimit me kryeministrin, Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi se qëllimi i takimit ishte rritja e përpjekjeve për të garantuar paprekshmërinë e votës. Ai shtoi më tutje se qëllimi kryesor i takimit ishte rritja e përpjekjeve tona për të garantuar paprekshmërinë votës së qytetarëve si themeli i bashkë jetesës në një shoqëri evropiane. Me këtë rast vullneti për të nisur një dialog pa kushte, që tani me opozitën dhe drejtuesit e saj legjitimë. Në takimin, i cili zgjati rreth 90 minuta, merrnin pjesë kryeministri dhe njëkohësisht kreu i PS, Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi dhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi. Ndërkohë që kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, shoqërohej nga kryetari i grupit të LSI-se, Luan Rama dhe nga ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …